CIMG6109

Dhuro një libër – ndriço të ardhmen e fëmijëve

Thirrje

OJQ “Shpresa e Jetës” do të mbledhë nga Tetori deri në Dhjetor 2015, libra për fëmijë dhe lektyra shkollore për Bibliotekën e fëmijëve në Qendrën Multietnike “GanimeteTerbeshi”Gjakovë, me qëllim të pasurimit të fondittë librave kësaj Biblioteke.

Fëmijët që e frekuentojnë këtë Bibliotekë janë kryesisht fëmijë të familjeve që jetojnë në kushte të rënda sociale dhe sigurimi i librave dhe lektyrave shkollore do t’i ndihmoj në rrugën e tyre drejt një edukimi më cilësor.

 Dhuroni një libër dhe ndriçoni  të ardhmen e tyre!

Librat do të mund ti dhuroni pranë zyreve të OJQ “Shpresa e Jetës” në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë

Adresat:

  • Prishtinë-Rr.Imzot Nikë Prela, Konvikti i Vajzave, Kati Përdhesë, Ulpianë; Tel 038 542 241, 045 424 930
  • Gjakovë-Qendra Multietnike “GanimeteTerbeshi” Rr. Sabedin Shehu; Tel 0390 326002
  • Pejë- Rr.Aleksander Mojsiu, Ndertesa e Kuvendit Komunal Kati Përdhesë

 

Për çdo informate na lajmëroni ne facebook, apo ne numrat tanë telefonik.

  • Date:
  • Time:
  • Phone:
  • Email:
  • Website: